Gazetari dhe ish-drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka shkruar një kolumne të gjatë drejtuar Qeverisë së shkarkuar.

Me titullin “Republika e Xhelalit”, Haxhiu ndër të tjera është tallur edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Ai ka shkruar se Osmani është ithtarja kryesore e Kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, transmeton Insajderi.

“Në Republikën e Xhelalit ndodh që ithtarja kryesore e Kryeministrit, që është Spikere e Parlamentit, ia heq fjalën bashkëpartiakut të saj, sepse ai e kritikon. Vjosa Osmani, me Kushtetutën e Republikës, është një nga 120 deputetët që drejton seancën. Kushtetuta e Republikës nuk i njeh asaj kompetencë më shumë sesa Driton Selmanajt. Republika e Xhelalit, po. Ajo bën atë që bëri”, ka shkruar Haxhiu në këtë kolumne.

By admin

Leave a Reply