Gjatë një emisioni në TV Dukagjini, Ismajli, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë se ministri Vitia që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë punë të mirë në disa aspekte, derisa ka vend për përmirësime dhe kritika sikurse çështja e karantinës.
“Kemi tentuar të gjithë japim sugjerimet tona dhe kritika për të drejtuar fokusin në menaxhimin e pandemisë. Për testime ka mund të punohet më shumë. COVID-19 i ka pritur të gjitha shtetet në befasi. Tash mund të themi se po përfundon pandemia, por brenga e ekspertëve është nëse do të ketë valë të dytë të pandemisë. Ne duhet të përgatitemi për një valë të dytë të mundshme të pandemisë”, ka thënë Ismajli.