Ne duhet të ndihmojmë kompanitë tona gjatë kësaj krize, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u njoftua një sërë masash për rifillimin e ekonomisë.
“Për të mbrojtur prodhimin e brendshëm, duhet të ndihmojmë prodhuesit vendas dhe kompanitë e prekura nga kjo krizë.
Le ta bëjmë këtë krizë një mundësi të re për të gjithë ne. Për këtë arsyeje është kjo mbështetje e vauçerve prej 16 milion eurosh për qytetarët që mund t’i përdorin për ambientet e furnizimit shtëpiak”, tha Bekteshi./Telegrafi/