Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për zgjedhjen e pasuesit të Hashim Thaçit në Presidencë.
Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni duhet të punojë pak më ndryshe për të qenë i qëndrueshëm.
“Nuk mendoj se zotin Hoti e bënë kryeministër më pak të fuqishëm nëse konsultohet me zotin Haradinaj. Përkundrazi e bënë më të fuqishëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LDK-së thotë se Hoti ka marrë sugjerime që të ketë konsultime më të shpeshta me partnerët e koalicionit.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se megjithatë bisedimet kanë ndodhur që në të kaluarën të mos ndodhin probleme të tilla.
Ai ka thënë se ndryshimi i shpeshtë i qeverive dëmton vendin.
Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Beqiri thotë se Haradianaj nuk e ka shantazhuar LDK-në kur ka shprehur dëshirën për të qenë president, por thotë se ai nuk ka mbulesë kur e kërkon një pozitë të tillë.
Beqiri megjithatë thotë se edhe partisë së tij nuk i takon posti i presidentit.
“Nuk është punë vullneti nëse LDK dëshiron ta ketë postin e Presidentit. Ai post nuk na takon…Tri institucionet kryesore nuk mund t’i ketë një parti”.
Beqiri thotë se nëse njëra nga partitë aktuale opozitare nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit vendi shkon në zgjedhje./Telegrafi/