Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka mohuar zërat ku thuhet se Ramush Haradinaj ka kërkuar që të jetë vet pjesëmarrës në dialog të etjen në Bruksel.
Tahiri ka thënë se Haradinaj mbetet mbrapa tri qëllimeve të tij në temën e dialogut.
“Nuk është e vërtetë. Ramush Haradinaj nuk ka kërkuar të jetë prezent në Bruksel. Ai ka kërkuar dhe kërkon që të përmbushen tri qëllimet primare në temen e dialogut. Këtë e ka kërkuar edhe në qeverisjen e tij si kryeministër, por edhe sot si partner në qeverisje” ka thënë Tahiri për Indeksonline
Drejtuesi Ermal Panduri ka thënë se në bazë të informacioneve të konfirmuara që kanë Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në bisedime.
Reagimi vjen pasi drejtuesi Ermal Panduri ka thënë se në bazë të informacioneve të konfirmuara që kanë Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në bisedime.
“Në takimin që kanë pasur së bashku me Isa Mustafën e Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në dialog e të mos dërgojë më Meliza Haradinajn apo Selim Selimin. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te anëtarët që e përbëjnë koalicionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj thotë se koalicioni duhet të ketë besimin e kryeministrit për dialog.
“Unë kam përshtypjen se kjo është një imponim i zotit Haradinaj në mënyrë që më pas ta përdorë elektoralisht se gjoja ka penguar ndonjë marrëveshje e dëmshme…Unë e shoh të pa arsyeshme që pjesë e delegacionit të behën liderët e partive që nuk janë pjesë e qeverisë. Në delegacion mund të shkojnë ministra e të bëhen kombinime por Kosova ka qeveri dhe nuk është koha kur nuk ishim shtet”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
Edhe analisti Astrit Gashi thotë se është e paarsyeshme që në delegacion të kërkojnë të jenë pjesëmarrës liderët partiak.
“Haradinaj ka plotësisht të drejtë që të ketë përfaqësim në dialog sepse është pjesë e qeverisë, por jo që atje të shkojnë liderët e partive”, tha Gashi