Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka ftuar ish-ministrat e Financave për konsultim rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
Bislmi ka shkruar në Facebook se i ka dërguar ftesë, ish-ministrave, Bedri Hamza, Avdullah Hoti, Besim Beqaj, Haki Shatri, Ahmet Shala dhe Ali Sadriu dhe Guvernatorit e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, raporton Gazeta Express.
Ministri Bislimi në ftesën e tij dërguar ish-ministrave ka deklaruar se e sheh të rëndësishme që të bashkëpunojnë duke lënë anash mospajtimet eventuale.
“E shoh si tejet të rëndësishme që në këtë fazë të dëshmojmë gatishmëri maksimale për bashkëpunim duke lënë anash cilindo mospajtim eventual politik a personal”, ka thënë Bislmi.
Ai ka thënë se është e rëndëishme që të ketë bashkërendim të ideve për “Pakon për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
“Rrjedhimisht, si sektori privat, ashtu edhe tregu i punës do të kenë nevojë për stimulim shtesë fiskal e monetarë, masa këto që duhet të jenë të mire-përgatitura, mire-targetuara dhe mire-implementuara. Për më tepër, do ketë nevojë për një bashkërendim të ideve edhe me të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër pritet të jenë përfitues të “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”, por edhe me ekspertë të shumtë, si vendor ashtu edhe nga mërgata jonë”, ka thënë Bislimi./GazetaExpress/
https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163605869790475



