Përgatitja e terrenit për zgjerimin e tri korsive të rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë ka ngjallur reagime tek disa qytetarë e biznesmenë.
Ata kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë projekt, që thonë se i dëmton.
Punimet që pritet të zgjasin rreth 90 ditë u shtynë deri të hënën, teksa kundërshtimet u tha se nuk do të ndalen.
Ky projekt që financohet nga komuna e Gjakovës ka koston e 310 mijë eurove.

