Në brendi nuk ka ndonjë motor, por vihet në lëvizje duke i shtyrë pedalet si të biçikletës

Me çmim prej 2.5 milionë eurove, Bugatti Chiron është një makinë që kushton shtrenjtë dhe janë të pakët ata që mund ta blejë, transmeton Telegrafi.

Por, Bugatti ofron disa mundësi, si lodra fëmijësh apo stoli, që kanë dukjen sikur makinat origjinale, ndërsa doni ta keni një me përmasa reale, iu mbetet ta ndërtoni vet.

Kjo është pikërisht çfarë kanë bërë NHET TV, që janë shumë të popullarizuar në YouTube, për ndërtimin e kopjeve të makinave të shtrenjta. Ata e ndërtuan një konstrukt metali, që ia vënë anash katër rrota makine, derisa në mes e ka mekanizmit sikur të një biçiklete.

Vetura kopje, është mbështjellë me panele kartoni, ndërsa krijuesit janë kujdesur që t’ia ruajnë grillin në formë patkoi, formën e dritave LED dhe përfundimin e pjesës së pasme.

Kur e përfunduan, këtë Bugatti që nuk ka kuaj fuqi por fuqi në pedale, e nxorën në rrugë, ku u desh të shtyhet disa herë që të lëvizë më mirë. /Telegrafi/