Tani është zyrtare dhe sezoni Bundesliga 2019-20 do të rifillojë më 16 maj me ndeshjet Borussia Dortmund-Schalke, ndërsa mbyllet në 27 qershor.
Lista e ndeshjeve u publikuar këtë pasdite, pasi ka pasur ndryshime dhe nuk do të ketë ndeshje ditën e premte.
Në vend të kësaj, ndeshjet e para pas pandemisë coronavirus do të zhvillohen pasditen e shtunës më 16 maj, duke rifilluar me Javën e 26-të.
Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën, të dielën dhe të hënën, duke kaluar pastaj në ndeshjet e Javës së 27-të që zhvillohet me 22-24 maj.
Sezoni i Bundesligës do të përfundojë të shtunën në 27 qershor ku pritet të zhvillohen të gjitha 34 raundet.
Orari: