LAJME

Buzët tona janë një nga të parat që tregojnë shenja të…

Humbja e vëllimit dhe linjat rreth gojës janë disa nga shenjat më të hershme të plakjes.

Ndryshime të shumta të buzëve ndodhin me moshën, pohon Macrene Alexiades, një dermatologe nga Nju Jork.

Shumica e buzëve do të humbasin vëllimin me kalimin e kohës, por linjat dhe rrudhat gjenden më shpesh te duhanpirësit, ata me lëkurë të zbehtë dhe ata me ekspozim të shtuar në diell.

“Linjat gjithashtu mund të jenë sipër buzës për shkak të lëvizjes së muskujve tek ata që pinë duhan”, thotë Macrene.

Kundër rrudhave në buzë përdoren serume që përmbajnë një derivat retinol, që rrit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh njollat e errëta. Por, retinoli mund të jetë irritues nëse aplikohet drejtpërdrejt në buzë.

Një trajtim i shpejtë me laser mund të ndihmojë në trajtimin e rrudhave dhe pigmentimit rreth buzëve që nuk largohen me trajtime aktuale.

Laseri përmirëson tonin dhe strukturën e lëkurës dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

Jo të gjithë mbushësit e buzëve janë bërë me qëllim të zgjerimit të buzëve, si Kylie Jenner.

“Me moshën, kufiri i buzëve, e ashtuquajtura ‘kodrina e bardhë’ humbet përkufizimin e saj. Është më mirë ta trajtoni me mbushës për të rivendosur vëllimin dhe strukturën rreth gojës. Mjekimi i tepërt i kufirit të buzëve mund t’ju japë buzë si të rosakut, por trajtimet delikate ndihmojnë në rikrijimin e linjave,” thotë Joshua Zeichner, drejtor i kërkimeve klinike dhe kozmetike pranë Departamentit të Dermatologjisë ‘Mount Sinai’ në Nju Jork.

Zeichner vëren se nëse shqetësoheni më shumë me linjat dhe rrudhat, disa pika të botoksit gjithashtu mund të ndihmojnë në zbutjen dhe relaksimin e muskujve rreth gojës suaj.

Sidoqoftë, ekziston një paralajmërim i vogël: “Ju nuk do të jeni në gjendje t’i ndrydhni buzët fort dhe mund të mos jeni në gjendje të pini me pip për disa muaj”.

LEAVE A RESPONSE