Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.
Cakaj tha se diskutuan në këtë takim për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.
“Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kryediplomati shqiptar shtoi se kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2603917579877867

