Udhëzimet e reja të CDC rekomandojnë ndarjen e nënave të reja, “të cilat kanë koronavirusin”, nga të porsalindurit e tyre.
Kjo do të thotë se ata mund të ndahen deri në dy javë shkruan StraitsTimes.
Qëllimi është të mbahen të porsalindurit sigurt nga kontraktimi i sëmundjes së frymëmarrjes.
CDC thotë se nënat duhet të përfshihen në vendim së bashku me punonjësit e shëndetit dhe duhet të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e një ndarjeje të tillë.
Disa nëna të cilat janë në pritje për të lindur foshnjet e tyre janë të shqetësuar se ndërprerja e lidhjes nënë-fëmijë do të ketë pasoja negative për fëmijën.
Spitali Johns Hopkins dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusets janë midis këtyre rregullave që nënat mund të pajtohen për ti ndjekur ato udhëzime.
Por gjithashtu, vlen të ceket që sipas spitalit Johns Hopkins, nëna ka fjalën e fundit në lidhje me vendimet. /Gazeta Shneta/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.