Aleksandër Vuciq, ka thënë nga Moska se ‘Serbia duhet të përgatitet për valën e dytë të koronavirusit’.
Vuciq ka thënë se nuk dëshiron të jap shumë detaje rreth bisedimeve me Kosovën, më 17 korrik në Paris.
“Kam folur me Macronin, por nuk dua t’i mbush artikujt e gazetave më gjëra që s’jam pajtuar me ata që kam folur”, ka thënë Vuciq, shkruan B92, përkthen Periskopi.
Vuciq ka thënë se ‘do të jenë takime të rëndësishme’ por pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë ka thënë se ka folur edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë biseduar rreth ‘thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë’.