LAJME

Data e zgjedhjeve, PDSH: Zgjedhje duhet të ketë (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) beson se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me rekomandimet.

“Mendimi ynë si PDSH është se duhet të ketë zgjedhje, por në varësi të zhvillimit të koronavirusit. Pas gjendjes së jashtëzakonshme dhe 22 ditë më vonë, qëndrimi ynë është që mund të ketë zgjedhje duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Presidenti nuk mund ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme nëse masat nuk respektohen dhe nëse nuk pajtohen institucione” – tha Azem Sadiku nga PDSH pas takimit.

Ai bëri thirrje që të merren masa për t’u mbrojtur kundër virusit.

LEAVE A RESPONSE