Deklaratat e Lutfi Hazirit nxisin reagime në Serbi, shkëmbimi i territoreve s’ka vdekur

Posted by

Deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se 17 fshatrat e Leposaviqit e Zubin Potokut do t’i jepte nesër për Luginën e Preshevës, ka shkaktuar reagime te zyrtarë të ndryshëm në Serbi.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm në Serbi, Aleksandar Popov, e ka cilësuar deklaratën e Hazirit provokuese dhe si dëshmi se ideja e përcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur.

“Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri për dallim nga Albin Kurti, nuk janë kokëfortë dhe e kanë kuptuar se është e pamundur të kundështosh ShBA-në. Për këtë arsye në periudhën tjetër ne duhet të presim një ofanzivë të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian të udhëhequr nga i dërguari Miroslav Lajcak lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në këtë kuptim balonat provuese janë duke u lëshuar”, tha Popov për Blic.

Leave a Reply