Deputeti i AAK’së shpërfill rekomandimet e IKSHPK’së, vetë i 15’ti në iftar

Posted by

Për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, tubimet në kohë pandemie dhe shkuarja në iftar është gjë e zakonshme. Këtë të paktën e reflekton në dy-tri postimet e tij të fundit në Facebook.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), vazhdimisht u bën apel qytetarëve të shmangin vizitat familjare/shoqërore në kohë pandemie, të mbajnë dictancën fizike dhe të vendosin maska e dorëza në mënyrë që të mbrohen nga virusi i padukshëm Covid-19.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, promovon të kundërtën në profilin e tij në Facebook.

Hiç më larg se mbrëmë, Bekë Berisha, ka qenë pjesëmarrës në një iftar në Gjilan bashkë me disa pjesëtarë të strukturave të AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha, në një postim në Facebook.

Leave a Reply