Deputeti i LDK-së: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV’së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë
Selmanaj është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të partive që po e ndërtojnë qeverinë.
“Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe dhe i lë monopolin e ndërtimit të institucioneve një fituesi relativ të zgjedhjeve atë ditë do të duhet të shpallet vdekja e demokracisë në Kosovë përfshirë edhe sistemin proporcional të zgjedhjeve”, ka thënë ai në Dukagjini.


