DETAJE: Ministri Blendi Klosi sqaron si do bëhet plazhi këtë vit!

Posted by

Ajo çfarë është e sigurt është fakti se këtë verë, destinacioni i pushimeve do të jetë Shqipëria. Por duket se frikës së Covid-19 do t’i ruhemi edhe gjatê verës, kemi apo s’kemi numra tê infektuarish dhe nisur nga kjo mënyra e pushimeve apo plazhit këtë vit duket se do të ketë një emërues të përbashkët; qetësi dhe distancim.

Shkuma ‘partyt’, clube të mbushura plot, grumbullime masive; këtë vit janë të palejueshme. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi nëpërmjet një interviste ka sqaruar se, edhe për të shkuar në plazh duhet marrê leje në aplikacionin e-Albania.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, është shprehur Klosi.

Burimi/Bordo.al

Leave a Reply