Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi është sulmuar fizikisht nga Albin Gashi, kandidatë i Vetëvendosjes për deputet, njëherit djali i avokatit, Tomë Gashi shkruan Insajderi.
Lajmin për sulmin ndaj Krasniqit është bërë i ditur përmes një reagimin të PSD-së, teksa është theksuar se i njëjti e ka sharë e ofenduar edhe Nol Nushin, anëtari i kësaj partie.
“Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin sharjet masive, kërcënimet e linçimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret. Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri”, thuhet në njoftim e lëshuar për media.



