Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thënë se Serbia në takimin e 4 shtatorit do të institojë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, që sipas tij do të thotë mbrojtjen e monumenteve të shenjta serbe në Kosovë dhe të mundësohen të drejtat e njeriut, shkruan Gazeta Metro.
Djuric ka thënë se e drejta ndërkombëtare flet qartë për paprekshmërinë e kufijve të shteteve sovrane.
“Serbia ka shumë argumente që mund t’i paraqesë kur bëhet fjalë për fushën e së drejtës ndërkombëtare. Do të insistojmë në mbrojtjen e monumenteve të shenjta serbe në Kosovë”, ka thënë Djuric për ‘TV Prva’.
Ai duke dolur për të kaluarën e dy shteteve ka thënë se nuk mund të ndikojnë në të kaluarën, por duhet dhe mund të ndikojnë në të ardhmen.
“Serbia dëshiron të flasë në mënyrë racionale dhe serioze dhe ka përgatitur një paketë serioze për krijimin e bashkëpunimit shumë më të mirë ekonomik dhe lidhjeve infrastrukturore”, ka shtuar Djuric duke theksuar se pozicioni i Beogradit në negociatat me Prishtinën tani është më i mirë, sesa që ka qenë në vitet paraprake.
Gjithashtu Djuric ka thënë se delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme në takimin në Washington.
Kujtojmë, që takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, do të mbahet me 4 shtator.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./gazetametro.net