DRAMATIKE: Trump suspendon fondet për OBSh-në, nis hetimet kundër saj për koronavirusin

Posted by

ShBA-ja do të ndalojë financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) pasi presidenti Donald Trump akuzoi trupin e shëndetit global për “keqmenaxhim të rëndë” të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti tha se qindra miliona dollarë të fondeve amerikane do të suspendoheshin derisa të nisej e përfundonte një hetim prë të vlerësuar rolin e OBSh-së “në keqmenaxhimin e rëndë dhe mbulimin e shpërndarjes së koronavirusit”.

Ai po ashtu ka kritikuar marrëdhënien e organizatës me Kinën, shkruan FinancialTimes, përkthen Periskopi.

“Taksapaguesit amerikanë ofrojnë nga 400 milionë e deri në 500 milionë dollarë për vit për OBSh-në, ndërsa Kina kontribuon me vetëm 40 milionë, apo edhe më pak,” tha Trump. “Si sponsori kryesor i organizatës, ShBA-ja e ka për detyrë që të insistojnë në një llogaridhënie të plotë.”

ShBA-ja, ku kanë vdekur gati 26 mijë njerëz nga Covid-19shi, është kontribuesi më i madh i OBSh-së. Ky vend i jep kësaj organizare rreth 500 milionë dollarë në vit.

“Realiteti është që OBSh-ja dështoi që në mënyrën e duhur të marrë, të verifikojë dhe të ndajë informacionet në një formë kohore transparente.” – shtoi më tej presidenti. /Periskopi

Leave a Reply