Dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren në Viti, Gjykata i cakton masën e paraburgimit

Posted by

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E. H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj”, thhuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj, E. H dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim. /Express/

Leave a Reply