LAJME

E mbijetuara e Luftës së Dytë Botërore thotë se pandemia as që duhet krahasuar me luftën (Video)

Derisa bota do të festojë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 8 maj, rrethanat e jashtëzakonshme, frika dhe bllokimi i përjetuar nga shumë njerëz në mbarë globin për shkak të shpërthimit të Covid-19 i bën shumë prej tyre që të tërheqin paralele midis të jetuarit tani dhe të jetuarit gjatë kohërave të luftës.

Por kjo nuk është enjëjtë sipas Myriam Silberman, e cila i ka provuar të dyja periudhat, njofton Klan Kosova.

Ajo tha se të jetuarit në pandemi nuk është “asgjë në krahasim me atë që ka ndodhur”.

“Nuk ka asnjë lidhje, nuk ka qartë asnjë lidhje. Unë e di se brezi i sotëm mund të mendojë se ka ndoshta një lidhje, por kjo është e pakrahasueshme. Dhe përpjekja për të krahasuar është pothuajse si mohimi i Shoah”, tha Silberman.

 

LEAVE A RESPONSE