LAJME MAGAZINA

E motra e quan Trumpin hipokrit dhe thotë se ai pagoi dikë për të marrë provimet

Motra më e madhe e Presidentit amerikan Donald Trump, një ish-gjyqtare federale, ka thënë se vëllai i saj është një gënjeshtar që “nuk ka parime”. Rrëfimet e motrës së Trump kanë dalë në dritë nga disa regjistrime sekrete.

Kritikat e Marianne Trump Barry u regjistruan nga mbesa e saj, Mary Trump, e cila muajin e kaluar botoi një libër që nxirrte zbuluar presidentin.

“Postimet e tij në Twitter dhe gënjeshtrat e tij… Oh Zot! Shtirje dhe mizori”, dëgjohet të thotë Barry.

Mary Trump tha se ajo kishte përgjuar tezen e saj për të mbrojtur veten nga proceset gjyqësore.

Ndërsa Donald Trump iu përgjigj publikimeve të fundit në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë: “Çdo ditë është diçka tjetër, kujt i intereson…”

Regjistrimet u publikuan fillimisht nga The Washington Post dhe me pas edhe nga Associated Press.

Një nga pretendimet e bëra në librin e Mary Trump, “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man” (Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë) – është që xhaxhai i saj, Donald Trump, pagoi një mik për të marrë provimin SAT për të – një provim i standardizuar që përcakton hyrjen në universitet.

“Ai u fut në Universitetin e Pensilvanisë, sepse ai kishte dikë që mori provimet për të” –shprehet Berry në një nga regjistrimet, duke shtuar se e di edhe emrin e personit që ka marrë provimin në vend të Trump.

LEAVE A RESPONSE