Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 955.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 236 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se është shëruar edhe 1 person i prekur nga koronavirusi.


