LAJME

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese tashmë ka marr opinionin nga Komisioni Venedikut për pyetjet e parashtruara rreth dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Burime brenda një ambasade ndërkombëtare tregojnë për Gazetën NewBorn, se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim ne favorë të Avdullah Hotit si mandatar të ri, konkretisht në favor të dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta NewBorn mëson se vendimi nga Gjykata Kushtetuese do të bëhet publik nesër ose deri të premtën më së largu.

Sipas burimeve, Gjykata Kushtetuese për këtë vendim thuhet se është bazuar në shumicën parlamentare që janë kundër zgjedhjeve të reja dhe mos gadishnërisë së Kuvendit për tu shpërbërë.

LEAVE A RESPONSE