LAJME

Ekskluzive: Pak çaste para protestës, përplasje dhe tensione në mes Hotit, Abrashit dhe Veliut në një lokal në Prishtinë

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa në shesh është mbajtur një manifestim proteste, larg syve të publikut është mbajtur një takim me tensione të larta.
Saktësisht në restorantin Vela Fish, prapa kompleksit Grand Store, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, kandidati i dekretuar nga presidenti, Avdullah Hoti dhe Arban Abrashi janë përfshirë në një debat të ashpër.

Burime të sigurta të 24-ore.info kanë bërë të ditur se kanë mbizotëruar tensione të larta gjatë këtij takimi dhe se mospajtimet dhe përplasjet kanë qenë të ashpra. .

Përndryshe, kjo përplasje midis Veliut, Hotit dhe Abrashit vjen në një moment në prag të definimit të situatës politike nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Takimi ende është duke vazhduar.

LEAVE A RESPONSE