Samuel Eto’o i ka kërkuar Lionel Messit ta vazhdojë karrierën në futboll deri në moshën 70-vjeçare, pasi që dëshiron ta shohë ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë teksa katalonasit e ndërtojmë “ekipin më të mirë në botë”.
Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë nuk ka lënë të kuptohet se po tenton të largohet nga Katalonja së shpejti. Megjithatë, kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 2021 dhe ai ende s’ka pranuar ta rinovojë atë.