LAJME

Faqja jugosllave: Vokrri nuk ishte lojtar cilësor, nuk u ftua në Kombëtare

Jemi afër përvjetorit të dy të vdekjes së legjendes së futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri.

Vokrri, ishte një nga futbollistët më të mirë në Ish-Jugosllavinë e atëhershme, shkruan GazetaSport.com.

Por cilësit e legjendes Vokrri së fundi i ka vënë në dyshim një faqe në rrjetet sociale.

Faqja ‘Istorija ex yu fudbala’ e njohur për publikimin e pamjeve gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë, ka shkruar se Vokrri nuk ka qenë një futbollist cilësor.

Madje kjo faqe ka shkruar se nuk kanë qenë arsyet nacionale ato që kanë bërë që Vokrri mos të ftohet në Kombëtaren e atëhershme jugosllave, por kanë qenë cilësit e tij prej futbollisti që i kanë mohuar këtë gjë.

LEAVE A RESPONSE