Pak më parë, me anë të një njoftimi, IKSHP ka konfirmuar se kanë rezultuar edhe 31 raste pozitive me covid19. 

15 prej tyre mësohet se vijnë nga Komuna e Ferizajit, duke e çuar në 81 numrin total të rasteve në këtë komunë.

Pas rasteve të shënuara sot, Ferizaji bëhet komuna me më së shumti të infektuar me covid19, duke e lënë pas Malisheven me 70 të prekur.

Ndryshe, në Kosovë si pasojë e kësaj pandemie 12 persona kanë ndërruar jetë, 480 vazhdojnë të jenë të infektuar, derisa 84 janë shëruar plotësisht.

By IZ

Leave a Reply