Filipçe foli për gjendjen e coronavirusit në Maqedoni

Posted by

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë e sotshme të rregullt bëri të ditur se është hapura web-faqen e re koronavirus.gov.mk në lidhje me informacionet për gjendjen e coronavirusiut në Maqedoni .

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi bërë 342 testime dhe janë regjistruar 30 raste të reja me coronavirus”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri tha se me rastet e reja 12 ka Shkupi, tetë Kumanova, Prilepi nëntë raste, dhe një rast në Kriva Pallankë dhe se numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 është 384 persona.

“Sipas vendbanimit rastet janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Dibër, Shtip, Prilep, Tetovë, Strugë, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Gjevgjelia, Strumica, Kriva Pallanka dhe Koçani”, tha minstri Filipçe duke shtuar se deri tani që nga fillimi janë bërë 4114 testime.

Filipçe tha se në Klinikën Infektive ka 64 pacientë dhe se vetëm sot janë pranuar gjashtë persona ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore janë gjashtë persona.

Leave a Reply