Ish deputeti Milaim Zeka ka sqaruar incidentin ndërmjet Tomë Gashit dhe Nol Nushit pas debatit në RTK.
Zeka ka thënë se Tomë Gashi e kishte fyer rëndë përfaqësuesin e PSD’së, prandaj ky i fundit e gjuajti me shishe uji.
‘’Toma e fyeu tepër rëndë Noline pastaj Noli e gjuajti me ujë. Pastaj ndërhymë dhe nuk lamë me u bo dicka e keqe. Fyerja dhe akuza ishte e rëndë. U fy më keq se sa në debat. Toma iu ka drejtu disa herë ne debat se a i ke ngja nanë sapo motrës. Njerëzit e VV po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy’’, tha Zeka.