LAJME

Foto/ Bashkëshortja e ambasadorit Kosnett flet për Albin Kurtin: Ai ka të drejtë

 

Alison Kosnett, bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë Phillip Kosnett, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Ajo në një reagim të shkurtër në Facebook, ka thënë se Kurti ka të drejtë, pasi sipas saj, çlirimi i shtetit të kapur është i mundur, përcjell Bota sot.

“Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë më tej se Kosova ka nevojë për zërin e të gjithëve jo veç të Albinit.

“Jam e lumtur që vazhdoj të flas për nevojën për transparencë edhe llogaridhënie. Të gjithë duhet të flasim e ta ngrejmë zërin për këtë. E ardhmja e Kosovës ka nevojë për zërin e të gjithëve, jo veç të Albinit. Kjo nuk mund të jetë veç politike, duhet të jetë për integritetin e qeverisjes për të gjithë”, ka shkruar Alison Kosnett.

Postimin e saj për Kurtin, e ka shpërndarë këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.

Ai ka falënderuar bashkëshorten e Kosnettit, për reagimin e saj. Sipas Talit, njerëzit origjinal tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo.

“Njerëzit origjinal tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo. Faleminderit Zonja Kosnett për vërtetësinë tuaj”, ka shkruar ai./BS

LEAVE A RESPONSE