LAJME

FOTO/ Djali i komandant Abaz Beqirit: Nëse dikush ka fakte që Ali Ahmeti më ka vrarë të atin le t’mi dorëzon, do marrim hakun

Djali i ish lutētarit dhe komandantit të UÇK-së, Abaz Beqiri, në një reagim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve çdokush do të mundohet të fajësoj kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim si vrasës tē babait të tij.

Në reagimin e tij, Fuadi, i biri i Abaz Beqirit ka kërkuar që kushdo që ka ndonjë dëshmi, argument ose qoftē edhe një fakt të vërtetē në lidhje me vrasjen e babait tē tij t’ja dorëzojnë duke pohuar se ai do bëj denoncimin dhe s’bashku me familjen e tij do të marrin hakun.

“S’di kush është ky portal m**i, ama këtë që e bëjnë dhe folin pa fakte është sikur me të hedh kryp në plagë, sepse un çdokujt i kam thënê nëse ke fakte, dëshmi të vertet e jo fjal le t’mi sjell mu dhe une do e denoncoj dhe krejt familjet do marrim hakun,ama jo me fjal boshe!”, ka shkruar Fuadi.

Ndryshe djali i ish komandos sē UÇK-së ka qenë edhe kandidat për deputet nga radhët e BDI-së.

LEAVE A RESPONSE