LAJME SPORT

Frikë nga ngritja e dronëve me thirrje anti-serbe: Në ‘Air Albania’ pozicionohet makineria bllokuese

Tirana do të përballet ndaj Crvena Zvezda të sonte në orën 20:00 në stadiumin Air Albania, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Kjo ndeshje do të luhet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa pranë stadiumit ‘Air Albania’ është pozicionuar edhe një makinë e cila është e pajisur me bllokues valësh që e bëjnë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar.

Kjo pajisje do të vihet në punë për ndeshjen e sotme për shkak se klubi i Tiranës ka kërkuar ndihmë nga policia pas informacioneve që një grup njerëzish mund të ngrinin një dron kundër skuadrës serbe.

Duke mos pasur të qartë se ideja e cilëve është kjo klubi kërkoi ndihmën e policisë në mënyrë që diçka e tillë mos ndodhi pasi do sillte dënim të mundshme të Tiranës nga ana e Uefa-s e kjo do i penalizonte jo pak në rrugën e tyre në Europë.

Për sa i përket futbollit trajneri i Crvena Zvezdës, Stankovic vlerësoi Tiranën duke ia lënë bardhebluve rolin e favoritit. “Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit. Me sa kam kuptuar trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Ne duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren”- shtoi Stankovic.

LEAVE A RESPONSE