Komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në detyrë, që mjetet financiare shtesë për pjesëtarët e FSK’së, t’i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja të tjera, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrotjes përmes një postimi në faqen zyrtare.

“FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me Pakon Emergjente Fiskale ishte paraparë që përveç mjekëve, policëve dhe zjarrfikësve, edhe pjesëtarët e FSK’së t’i merrnin nga 300 euro./Gazeta Express

By admin

Leave a Reply