LAJME

Fushatë ndryshe, por retorikë e njëjtë! Me çfarë programi do të paraqiten partitë?

Edhe disa ditë na ndajnë nga fillimi i fushatës parazgjedhore e cila nisë të mërkurën. Deri më tani fillimi i fushatës nënkuptonte tubime të mëdha, por  kësaj here zgjedhjet në kohë pandemie do të jenë pak më ndryshe. Retorika  mbetet e njëjtë, të njolloset sa më shumë që është e mundur  oponenti politik, gjë për të cilën tashmë përdoren edhe materiale të përgjuara.

“VMRO-DPMNE do të udhëheqë fushatë me një porosi. Kësaj here kemi zgjedhje mes mashtrimeve të Zoran Zaevit dhe mundësisë që shteti të ecë përpara. Ky do të jetë mesazhi ynë deri te qytetarët sepse vërejmë se shumë prej tyre të cilët në zgjedhjet e vitit 2016 kanë pritur ndryshime nga Zaevi, sot turpërohen që Zaev ishte kryeministër i këtij shteti”,  tha Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

“Sjellje e papërgjegjshme dhe joserioze ndaj shëndetit të qytetarëve në kohë të krizës serioze shëndetësore nga opozitarja VMRO-DPMNE. Mickoski para opinionit publik deklaroi se VMRO-DPMNE-ja, merreni me mend, në kohë pandemie, do të jetë mes popullit, dhe theksoj, nuk do të fshihet, siç tha Mickoski prapa kompjuterëve dhe ekraneve”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Edhe nga partia e Ahmetit njoftojnë se integristët zyrtarisht do ta fillojnë fushatën me konvencion për promovim të kandidatëve për deputetë në Prespë, dhe se do ta përfundojnë në Ohër. Në fokus do të jetë ideja për kryeministër shqiptar, të cilën partitë e tjera shqiptare e vlerësuan si marketing i lirë parazgjedhor.

Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 24 qershor dhe do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë, kur fillon heshtje zgjedhore. Zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik, ndërsa dy ditë paraprakisht do të votojnë të burgosurit, të sëmurit si dhe personat në izolim dhe karantinë.

LEAVE A RESPONSE