Gani Geci përfundon intervistimin në Hagë, tregon se kush duhet të frikësohet nga dëshmitë e tij
Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, ka publikuar një video nga Haga, ku ka bërë të ditur se është intervistuar nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht.
Geci nuk ka dhënë detaje nga ky intervistim, por që është parë i shoqëruar nga disa persona.
“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pyetje per tre ditë, plot 20 orë.Nga dëshmia ime mund të frikësohen ata që kanë shkruar komunikatën numër 59 dhe ata që dhanë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, të tjerët nuk kanë nevojë të frikësohen”, ka thënë Geci,/Periskopi/7