VW T-Roc, Audi Q2 dhe BMW X2 janë mjaft tërheqëse dhe kompakte, por kur shtoni prapashtesa R, S dhe M, ato bëhen makina sportive të vërteta.
Gara ndërmjet këtyre makinave ishte mjaft interesante, ku 3 garuesit janë Volkswagen T-Roc R, Audi RS Q2 dhe BMW M35i, transmeton Telegrafi.
Pothuajse të gjitha këto makina i kanë performancat e njëjta, e vetmja gjë që i dallon ato është çmimi i tyre.
BMW dhe Audi patën një start më të mirë, por gjatë garës, Volkswagen krijoi një epërsi të lehtë dhe në fund arrin të mposhtë dy garuesit e tjerë.
Faktikisht BMW kushton dukshëm më shumë sesa Audi dhe VW.
BMW kushton rreth 50 mijë euro, VW rreth 43 mijë euro, ndërsa Audi rreth 40 mijë euro. /Telegrafi/