LAJME

Gashi i LDK’së: I kemi numrat për Qeveri, kërkesa për seancën u bë me 61 nënshkrime

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar sot para mediave se të shtunën është thirrur seanca për votim të qeverisë së re, raporton Gazeta Express.

Ai nuk ka dhënë detaje të marrveshjeve të nënshkruara, e as për ministritë e emrat e ministrave.

Gashi tha se e kanë dorëzuar kërkesën me 61 nënshkrime.

“Nuk flas në emër të z.Hotit po ne emër të deputetit, marrëveshjet i prezanton kandidati. I kemi votat, kërkesa për seancë është bë me 61 nënshkrime për seancë”, tha ai.

Ai nuk ka pranuar të flasë i pyetur se si do të reagojnë nëse Vetëvendosje bën rezistencë. Për qeverinë tha se vendos kuvendi.

“Nuk është pytje për mu kjo, është vendim i Kuvendit, Kuvendi vendos dhe zgjedh një qeveri, nëse dikush do me dalë kundër është cështje e tyre nuk mundem me paragjyku se cilat do të jenë veprimet e njerëzve. Kemi një kërkesë për seanca, i propozojmë kuvendit një zgjidhje aty vendoset. Mirë është për këndëvshtrimin tonë që vendi të ketë një qeveri sa më shpejtë”, ka deklaruar ai.

LEAVE A RESPONSE