Daily Mail ka përdorë edhe fotografi të këngëtares shqiptare, Enca Haxhia, duke e futur në kolazhin e personazheve të njohur të Instagram që po ndryshojnë veten me ndërhyrjet që po bëjnë në fotografitë që postojnë.

Në publikimin për personazhe të Instagram që po ndryshojnë drastikisht dukjen e tyre, ata shkruajnë se këta personazhe me shumë ndjekës në rrjetet sociale po qortohen për fotot e dyshimta të vetes së tyre, duke i edituar në ekstreme format e tyre, ngjyrën e syve si dhe dhe vijën e nofullës.

DailyMail ka marrë fotot e Encës nga premiera e filmit ‘I Love Tropoja’, ku ajo ka marrë pjesë, ku prej tyre një fotografi është e bërë nga dikush tjetër dhe një është publikuar nga vetë ajo në Instagram, përcjell Gazeta Express.

E duke krahasuar të dy këto fotografi, gazeta shkruan se si një grua e bukur që shihet në foton e parë, nuk e kuptojnë pse do të donte të ndërronte.

Më pas, ata kanë marrë edhe shumë shembuj të tjerë të këtyre ‘ndikuesve të rrjeteve sociale’, duke shfaqur mënyrat se si ata po deformojnë veten e tyre për të nxjerrë foto sa më të ‘veçanta’./Gazeta Express/

 

By admin

Leave a Reply