S’ka popull më entuziast dhe më atdhetar se sa populli shqiptar!
Të gjitha hajnit kam me ua qit në shesh!
Të gjitha pasurit që keni bërë me hajni edhe në shtetin tim zviceran!
Të gjitha firmat që i keni krijuar në Zvicër me parat e vjedhura nga populli kam me ua qit në shesh! Firma me të cilat i shpërlani hajnit e juaja!
Villat që i keni ble në shtetin zviceran me vlerë milionëshe kam me ua qit në shesh, me fjalë tjera në gazetat zvicerane.
Kadri Veseli, a t’u plotësua plani të cilin e diskutoje me 11 shkurt 2020 në një restorant në Prishtinë? Ku rastësisht qëndrova edhe unë dhe nuk i besoja dot veshëve të mi se çka po ndëgjoja. Isha plot entuziazëm dhe shpresë pas intervistes time me Kryeministrin Albin Kurti!
Nuk doja të besoja se ç‘po ndodh prapa skenës në birucat e restoranteve VIP.
Unë s’jam shpiun.
Nuk do të komentoj urdhërat dhe planin e juaja, diskutuar me Abelard Tahirin dhe një tjetër të PDK-së se si do ta rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit.
Kur u ngrita në këmb dhe u prezantova si gazetare nga Zvicra dhe ju pyeta për një intervistë, ju Kadri Veseli u skuqët e u stërkuqët dhe duke u zgërdhirë mu përgjigjet: „Nihere s’ka intervistë, se jemi në opozitë.“
Rrëmbyet e po rrëmbeni gjithë se ç‘patëm e se ç‘kemi. Është turp prej kësi krimbash të mundohet një komb TRIMASH!