Mijëra prostituta të huaja që punonin në Gjermani kanë mbetur pa strehë pasi bordellot u mbyllën për shkak të pandemisë dhe mbylljes së kufijve, që ju pamundëson kthimin në vendet e tyre.
Autoritetet gjermane, ku prostitucioni është legal për gati dy dekada, mbylli bordellot muajin e kaluar bashkë me gjitha bizneset tjera jo esenciale si restorantet dhe klubet e natës për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.
Punëtorët seksual klasifikohen në Gjermani si të vetëpunësuar, paguajnë tatim dhe në teori mund të përfitojnë ndihmë nga fondi qeveritar për asistencë ekonomike.
Një grup i lobit nga Berlini ka njoftuar se nga 100 mijë deri në 200 mijë prostituta në Gjermani rreth 80 prej tyre vijnë nga jashtë, kryesisht prej Bullgarisë, Rumanisë dhe Ukrainës.