Gjermania paralajmëron qytetarët për udhëtimet

Posted by

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar qytetarët e saj për vizitat e panevojshme në tri rajone të Spanjës.

Në deklaratë janë përmendur, Aragon, Katalonja dhe Navarra, për shkak të siç është thënë “numrit të madh të të infektuarve dhe izolimeve lokale”.Këto rajone janë përballur së fundmi me rritje të numrit të të prekurve me coronavirus, mirëpo autoritetet spanjolle kanë insistuar se virusi është nën kontroll në shumicën e territorit.Kjo deklaratë vjen pasi Instituti gjerman, Robert Koch ka thënë se neglizhenca është fajtore për rritje të numrit të rasteve të të infektuarve në Gjermani.

“Zhvillimet e reja në Gjermani më shqetësojnë shumë”, ka thënë udhëheqësi i këtij Instituti, Lothar Wieler.

Numri i rasteve të reja me coronavirus në Gjermani pothuajse është dyfishuar të martën, përkatësisht ka arritur në 633.Prandaj Instituti që drejton Wieler u ka bërë thirrje njerëzve që të zbatojnë rregullat e distancimit fizik. /rel/

Leave a Reply