LAJME

Gjithsej 29 persona nuk e kanë respektuar orën policore në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të MPB-së për periudhën (24/25.04) gjithsej në gjithë territorin e vendin 29 persona nuk kanë respektuar orën policore. Prej tyre 23 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat do të gjobohen.

Sipas MPB-së, gjatë 24 orëve të kaluara nëntë personave u është tërhequr vëmendja për mbrojtjen e obligueshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithashtu sipas të dhënave statistikore, gjatë 24 orëve janë dhënë 84 vendime për izolim, dhe poashtu 84 persona të kanë nënshkruar deklarata për vetizolim”, shprehen nga MPB.

Në fund të njoftimit thuhet se policët kanë kontrolluar personat që ndodhen në vetizolim dhe izolim dhe nuk është evidentuar shkelje të masave për izolim./Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE