Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se në çdo proces të formimit të institucioneve, Lutfi Haziri aktivizohet duke sharë PDK-në për tu faktorizuar brenda partisë së tij.
Gjoshi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Lutfi Haziri e Vjosa Osmani krejt karrierën politike brenda LDK e kanë ngritur duke përmendur Hashim Thaçin e Kadri Veseli.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“LUTO E DIMË QË PO TË MUNDON PSE S’PO TË PYET ASKUSH NË LDK
Sot në LDK më shumë pyeten Hashimi, e ngapak Isa, Ramushi e Albini. E Luta? Nuk është as në rrethin e ngushtë të ndikimit. Përveç që nuk ka ndikim, ai nuk ka as informacion se çka ndodhë në partinë ku është Nënkryetar.
Nuk mund të bëhesh i madh duke u marrë me Liderin e PDK-së dhe duke na përsëritur të njejten deklaratë bajate në çdo studio televizive.
Miq të mi!
Shumë politikanë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të ekzistonin politikisht pa ra me fjetë dhe pa u çu me mendjen se çka me thanë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, janë vetëm dy prej tyre që nuk dinë të thonë asgjë tjetër vetëm këta dy emra dhe të shprehin ndonjë deklaratë urrejtjeje dhe ofenduese. Të dytë janë politikanë tipik që nuk dinë të japin as një ide të vetme, por kryefjalë të “angazhimit” të tyre e kanë sulmin.
NË MUNGESË TOTALE TË INFORMACIONIT, LUTFI HAZIRI herë rreshtohet pas Vjosës e herë pas Albinit, duke treguar se ka mungesë të identitetit politik.
Lutfi Haziri po tregon mos respekt për Gjilanin duke treguar hapur se nuk po i pëlqen aktiviteti politik lokal. Ka mbetur mes Gjilanit dhe Prishtinës.
I ndodhur në një udhëkryq të tillë, pa guxim për të zgjedhur njërën prej këtyre rrugëve, ai vetëm po sillet publikisht sikur po i din zhvillimet në LDK, në Prishtinë.
Në fakt, Luta dhe të tjerët, ia kanë mundësuar të tjerëve të pyeten më shumë në LDK se vetë ai.
Sot në LDK më shumë pyeten Hashimi, e ngapak Isa, Ramushi e Albini. E Luta? Nuk është as në rrethin e ngushtë të ndikimit.
Nuk mund të bëhesh i madh duke u marrë me Liderin e PDK-së dhe duke na përsëritur të njëjtën deklaratë bajate në çdo studio televizive”. /Telegrafi/