Lista Serbe do të vazhdojë të jetë “mbrojtëse dhe simbol i pranisë së Serbisë” në Kosovë.
Kështu ka thënë të mërkurën Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Duke komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Gjuriq ka thënë se Beogradi pret që Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti “t’u japë fundë presioneve, taksave dhe bllokadave”, raporton agjencia e lajmeve “FoNet”.
Lista Serbe është bërë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, të mërkurën. Kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, është zgjedhur zëvendëskryeministër i Kosovës.