Njëri nga kandidatët më serioz për shef të ardhshëm të diplomacisë së Serbisë është drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”.
Sipas kësaj gazete, shumë sish praninë e Gjuriqit në delegacionin që në Uashington e në Bruksel e udhëhiqte presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, e shohin si një shenjë se llogaritet në të seriozisht si në trashëgimtarin e Ivica Daçiqit në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.
Sipas informatave të kësaj gazete, kur bëhet fjalë për qeverinë e re, shtohen gjasat që ajo të jetë e një spektri të gjerë të Partisë Përparimtare Serbe me Partinë Socialiste të Serbisë dhe me Aleancën Patriotike Serbe. Ajo do të afatizohej për një vit e gjysmë dhe prej saj pritet konsensus i gjerë kur është fjala për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, vazhdimin e reformave dhe sfidat e mëdha ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.

