Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka flirtuar me kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinajn.
Ai ka thënë se Haradinaj nuk duhet “kurrqysh të heqë dorë nga kërkesa për t’u bërë president,” pasi është i “pashantazhueshëm me zgjedhje” pasi i fiton gjithnjë nga 10 deri në 11 për qind, shkruan Periskopi.
I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm politik me AAK-në, ai u shpreh.
“Bashkëpunimi në të kaluarën (me AAK-në) nuk ka mungu. Nuk e përjashtojmë mundësinë që prapë të vijmë në një momentum të tillë që të bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë vullnet të mirë. Që kanë interes për Kosovën.”
Haradinaj gjatë muajve të kaluar kishte sulmuar ashpër Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.