I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se pas heqjes së tarifës së reciprocitetit, dialogu Kosovë-Serbi do të rifillojë.

Përmes një shkrimi në Twitter, thotë se ka folur me liderët shqiptarë e serb dhe ka dhënë mesazh se dyja vendet duhet të ndërtojnë besimin.

“Posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë Dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkruan ai.

Shkrimi i Grenell erdhi pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Twitter tha sot se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për formimin e qeverisë së re, teksa ka shtuar se taksa dhe reciprociteti duhet të hiqen, në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Richard Grenell

@RichardGrenell

Once tariffs/reciprocity are dropped (maybe this week?), then Dialogue begins in earnest. I’ve spoken with leaders in Serbia and Kosovo to make clear they must start building confidence today in preparation – and they’ve committed to do so. More to come soon. https://twitter.com/hashimthacirks/status/1251871256254783489 

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Next week I’ll take the final constitutional steps to enable the formation of a new Government w/ full legitimacy from Parliament, capable to fight #COVID19 and serve the people. Tariffs & reciprocity need to be dropped in order to strengthen USA & EU support for Kosova.